Vlorë, shpërthim eksplozivi – (16 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Eksploziv për hakmarrje. Sërisht qyteti i Vlorës është tronditur nga zhurmat e armëve, por kësaj radhe një eksploziv. Dje rreth orës 18 një 52-vjeçar vlonjat ka ndaluar makinën e tij para shtëpisë së policit të policisë ushtarake Tomorr Demiri dhe ka hedhur një granat dore. Por sipas policisë vlonjate nuk ka viktima.
Shkaku i këtij eksplozivi në oborrin e policit Demiri është se ky i fundit para një muaji duke qenë në ruajtje të kampit Arcobaleno ka qëlluar dhe vrarë në vend Besnikun, djalin e 52-vjeçarit që dje hodhi granatën.
Po në Vlorë tek Uji i Ftohtë është plagosur pas një grindje një 21-vjeçar dhe pak orë më pas një 29-vjeçare e cila është qëlluar me automatik nga i biri i saj katër vjeç që po lunate me armën./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj