Tritol tek Mëhillaj, policia shoqëron disa persona


Tritol tek Mëhillaj, policia shoqëron disa persona

09:18 10/02/2014 Melhillaj shtepiaPolicia e Vlorës ka shoqeruar disa  persona që sipas uniformave blu kishin lidhje me shpërthimin në shtëpinë e Andon Mehillajt mbrëmjen e së dielës. Por pasi janë marrë në pyetje për disa orë, të dyshuarit janë lënë të lirë dhe asnjë nuk është ndaluar.

Sipas burimeve policore autorët e ngjarjes kanë lëvizur në këmbë në rrugicën përpara shtëpisë pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar zhurmë mjetesh motorike para shpërthimit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22 e 45 minuta por pa shënuar të lënduar pasi banesa e Mëhillajve ishte e braktisur. Andon Mëhillaj është shpallur në kërkim pas arrestimit të autorit të vrasjeve me pagesë Julian Sinanaj. Ky i fundit ka deklaruar në polici se porositë dhe pagesën për kryerjen e atentateve i ka marrë nga kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj nga Vlora.





Të ngjashme