Vlorë/Asgjësohen 12 parcela me 7 mijë bimë kanabis


Vlorë/Asgjësohen 12 parcela me 7 mijë bimë kanabis

20:46 13/05/2016

Policia e Vlorës vijon aksionin për asgjësimin e bimëve narkotike.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se janë asgjësuar 12 parcela me rreth 7008 bimë kanabis, të mbjella në 3 fshatra të Vlorës.

Në fshatin Tërbaç, mësohet se janë asgjësuar 6 parcela me rreth 3728 bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Llakatur”, me lartësi nga 25 cm deri në 40 cm.

Në fshatin Radhimë janë asgjësuar 4 parcela me rreth 3000 bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Varrezat”, me lartësi nga 20 cm deri në 30 cm.

Ndërsa në fshatin Karbunarë, janë asgjësuar 2 parcela me 280 bimë narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke pa pronarë, me lartësi nga 5 deri në 10 cm.

Policia thotë se asgjësimi i bimëve është bërë me djegie, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./tvklan.al






Të ngjashme