Vlorë/Policia asgjëson 9 parcela me kanabis
Policia e Vlorës, ka asgjësuar 9 parcela me rreth 1970 bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”, në fshatin Lapardha.
Këto bimë narkotike u gjetën të mbjella në vendit e quajtur “Pylli Millona”, ku në mesin e këtij pylli, u konstatuan 9 parcela të hapura posaçërisht për mbjelljen e 1170 rrënjëve në tokë dhe 800 kubikë të ndara nëpër arka plastike, me lartësia deri në 15 cm.
Sipas policisë, asgjësimi i tyre me anë të djegie, ndërsa uniformat blu ende po punojnë për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve./tvklan.al