VOA: Dyshime se pas “DH Albania” qëndron Bashkim Ulaj
Zhvillime të reja përsa i përket skandalit të marrjes së dy tenderave prej 30 milionë eurosh nga kompania DH Albania me dokumente të falsifikuar.
Zëri i Amerikës raporton se ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur, Bashkim Ulaj.
Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se 26-vjeçari Avdiol Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj, shkruan Zëri i Amerikës.
Zëri i Amerikës njofton se u lidh me zotin Ulaj për t’i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses. I pyetur në telefon, zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë.
Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose email-et me të njëjtën kërkesë, thuhet në raportimin e Zërit të Amerikës.
E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë më parë në email-in e firmës Dunwell Haberman rezultoi e pasuksesshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje.
Bilanci i kompanisë Dunwell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë.
Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë Gener 02 të zotit Ulaj. Kompani Gener 2 e Ulajt është bërë së fundi pronare e Televizionit A2, që ka ekskluzivitetin e rrjetit CNN në Shqipëri.
Tv Klan