VOA, sondazh për përmbytjet në Shqipëri
Zëri i Amerikës po zhvillon një sondazh lidhur me situatën e përmbytjeve në Shqipëri, se si po manaxhohet ajo nga autoritetet shqiptare.
Pyetjes “Mendoni se qeveria po i përgjigjet si duhet situatës së përmbytjeve në Shqipëri?”, 85 % e të anketuarve i janë përgjigjur pozitivisht.
13 % mendojnë se qeveria nuk po bën aq sa duhet, në një kohë që 2 % kanë klikuar opsionin “nuk e di”.
Në disa komente të këtij sondazhi shkruhet se qeveria është duke menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme përmbytjet në Shkodër dhe se duhet të jetë një shembull i mirëqeverisjes për kundërshtarët e saj politikë.
Tv Klan