Vodhën çantën me miliona Lekë, kapen dy të miturit


Vodhën çantën me miliona Lekë, kapen dy të miturit

12:05 03/09/2018

Policia e qytetit të Vlorë ka bërë të mundur zbardhjen ku është grabitur një qytetare.

Ngjarja ka ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen “1 Maj” Fier, dy të mitur i kanë vjedhur çantën 40-vjeçares me inicialet V.Ll.

Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve nga kontrolli i banesave të dy të miturve  K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë,  659.000 lekë të reja, 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të saj.

Veprimet  procedurale të mëtejshme në lidhje me  personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit  K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë,  do kryhen nga  Drejtoria  Vendore e  Policisë Fier./tvklan.al






Të ngjashme