Vodhën dhe dhunuan një person, 2 në pranga
Autoritetet policore në Mirditë kanë vënë në pranga këtë të enjte dy persona, të cilët një ditë më parë i vodhën rreth 200.000 lekë të reja një personi dhe e dhunuan fizikisht me sende të forta.
Burime zyrtare sqarojnë se në pranga kanë përfunduar Angjelin Perleka, 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, të dy banues në Mirditë.
“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht, si dhe me mjete të forta”,
sqarohet në një njoftim zyrtar
.
Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat për vjedhje me dhunë dhe plagosje e lehtë me dashje.
/tvklan.al