Vodhën dhe terrorizuan familjen/ 45 vite burg bandës me 4 persona, dy prej tyre shqiptarë
Një bandë me katër persona, dy prej të cilëve shqiptarë, është dënuar me më shumë se 45 vite burg pasi vodhën dhe terrorizuan një familje në Northfleet, Kent, në Britani.
Tre prej katër hajdutëve që vodhën 22 000 paund ishin adoleshentë në kohën e vjedhjes. Të rinjtë ishin të veshur me kapuçë dhe kishin një armë zjarri imitim, çekiç, shkopinj bejsbolli dhe doreza hekuri gjatë bastisjes së shtëpisë. [caption id="attachment_306871" align="aligncenter" width="306"] Duad Rrrapi[/caption] Banda e përbërë nga britanikët Michael Chambers e Satnam Singh dhe shqiptarët Duad Rrapi e Hekuran Uka pritën jashtë shtëpisë së Parmjit Bhandal dhe bashkëshortes së tij Dalbeer Kaurin në Kent, para se futeshin brenda me forcë. Gjatë vjedhjes ata kërcënuan të thernin me thikë fëmijët e Bhandal para se të largoheshim me 22 000 paund para cash dhe bizhuteri. [caption id="attachment_306874" align="aligncenter" width="306"] Satnam Singh[/caption] Sipas “Daily Mail”, azilkërkuesi shqiptar Uka ishte vetëm 16 vjeçnë në kohën e vjedhjes. Apeli i tij kundër dëbimit nga Britania kishte qenë i pasuksesshëm pak javë para bastisjes së shtëpisë. Një prej hajdutëve kishte kërcënuar pronarin e shtëpisë që kishte qëlluar zgjuar se shqiptarët Uka dhe Rrapi do t’i thernin fëmijët nëse nuk tregonte ku ishin paratë. Me hajdutët u konfrontuan edhe bashkëshortja Dalbeer Kaur dhe dy djemtë e tyre. Shumë të frikësuar nga pasojat, çifti u tregoi hajdutëve dhomën ku ishin paratë dhe bizhuteritë, disa prej të cilave me vlera të mëdha sentimentale për ta. Më pak se tre muaj para kësaj vjedhje, 31-vjeçari Chambers i përshkruar nga gjykatësi si një kriminel i pamëshirshëm, ishte pjesë e një bande që kreu një vjedhje tmerruese në një dyqan po në qytetin e Kentit. [caption id="attachment_306875" align="aligncenter" width="634"] Michael Chambers[/caption] Në përfundim, Gjykata dënoi me 16 vite burg Chambersin ndërsa Singh u dënua me 10 vite. Shqiptari Rrapi, pranoi dy krime për vjedhje të rënduara dhe u dënua me 13 vite, ndërsa Uka, i cili tani është 17 vjeç, pranoi vjedhjen e rënduar dhe u dënua me 6 vite dhe 8 muaj burg. Në Gjykatë u tha se Uka kishte qenë nën kujdesin e autoriteteve që prej “ndarjes traumatike” nga familja e tij në moshën 14-vjeçare dhe ka paraqitur shumë apelime pasi i ishte refuzuar statusi i azilantit. /tvklan.al