Vodhën dyqanin, arrestohen dy gratë


Vodhën dyqanin, arrestohen dy gratë

11:22 12/03/2017

Një grua dhe një e re janë arrestuar në Elbasan nën akuzën e vjedhjes së një dyqani në lagjen Kala.

Policia e Elbasanit tha se në pranga kishin përfunduar 19-vjeçarja Liri Çela dhe 46-vjeçarja Valbona Gjeli, të dyja banuese në Elbasan.

Ato të dyja dyshohen të kenë vjedhur në dyqanin e 31-vjeçarit D.P, banues në Tiranë.

Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al






Të ngjashme