Vodhën energji elektrike, 2 të arrestuar
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona për akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se të ndaluarit janë Renato Poshnjari, 34 – vjeç dhe Albert Zazaj, 19 – vjeç, të dy banues në Fier.
Këta dy persona mësohet se po punonin për vendosjen e matsave të sistemit të ujit të pijshëm.
34 – vjeçari Renato Poshnjari, sipas policisë, kishte bërë lidhje të paligjshme elektrike në një nga bokset kolektive të shpërndarjes së rrjetit elektrik të një pallati, duke furnizuar me energji të pamatur në matësat elektrikë disa pajisje pune, si matrapik, troho etj, mjete me të cilat bëheshin punime për vendosjen e matësave të sistemit të ujit të pijshëm.
Këtë paligjshmëri e kanë konstatuar punonjësit e OSHEE -së, të cilët njoftuan Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Pasi është larguar drejtori i OSHEE -së nga vendi i ngjarjes, 19 – vjeçari Albert Zazaj ka shkëputur kabllin elektrik të lidhur në mënyrë të paligjshme./tvklan.al