Vodhën makinën dhe tentuan ta sillnin në Shqipëri, arrestohen 3 shqiptarë


Vodhën makinën dhe tentuan ta sillnin në Shqipëri, arrestohen 3 shqiptarë

17:39 14/06/2018

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke teksa tentuan të sillnin në Shqipëri një automjet të vjedhur.

Tre të arrestuarit e moshave 27, 58 dhe 23 vjeç vodhën makinën e një 79-vjeçari. Ata tentuan të kalonin drejt Shqipërisë nga një pikë e pambikëqyrur në zonën e Kosturit.

Megjithatë, policia greke që u sinjalizua për vjedhjen e mjetit, u vu në ndjekje të tyre dhe identifikuan e arrestuan autorët.

Automjeti u konfiskua dhe më pas iu kthye pronarit. Ndërkohë, tre shqiptarët akuzohen për vjedhje dhe shkelje të ligjit të emigracionit. Emrat e tyre nuk janë bërë publik. /

tvklan.al






Të ngjashme