Vodhën një automjet, kapen vëllezërit


Vodhën një automjet, kapen vëllezërit

09:49 31/08/2018

Policia e Lushnjes ka arrestuar Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”). Gjithashtu ka filluar procedimi penal Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat (vëllai i Ermirit), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Ndalimi i Ermir Azizi dhe fillimi i procedimit penal për Irfan Azizi, u bë për veprën penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezeve të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

/tvklan.al






Të ngjashme