Vodhi me dhunë lokalin, kapet i riu
Mëngjesin e së dielës, 21 – vjeçari Aleksandër Kola vodhi me dhunë një lokal në lagjen Palorto të Gjirokastrës. I riu nga Konispoli, arriti të marrë 55.000 lekë, si dhe një aparat celular, në lokalin e një gruaje me iniciale V.L.
Megjithatë, “aventura” e të riut nuk ka zgjatur shumë dhe ai ka përfunduar në pranga vetëm pak kohë më vonë.
Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër gjatë arrestimit i gjetën Kolës telefonin e vjedhur si dhe një sasi prej 24.000 lekë./tvklan.al