Vogëlushët e fillores do të kenë një abetare të re (2 Prill 2001)
Kjo abetare është vendosur të zëvendësohet me një abetare të re për klasat e para në shkollat tona. Arsyjea është që metodika e këtij libri që u mëson vogëlushëve të shkruajnë dhe të lexojnë ishte shumë e vështirë. Ministria e Arsimit prej 1 viti shpalli një konkurs për abetaren e re shqipe. Në ministri janë 10 komplete nga të cilat një juri e posaçme do të zgjedhë deri në 3 fitues që do eksperimentohen në 80 klasa të para në të gjithë vendin tonë.
Konkurrentët janë 5 me origjinë nga Shqipëria dhe 5 të tjerë ng trevat si Kosova dhe Maqedonia. Për këtë anëtari i Komisionit të Abetares Shqipe të Njehsuar Sali Hmazai, thotë:
“E drejta për zgjedhje të caktimit të jurisë është e ministrit të Arsimit i cili ka drejtuar dhe gjithë veprimtarinë për organizimin e këtij konkursi. Menjëherë me përcaktimin e jurisë, do të vazhdojë puna me vlerësimin e veprave. Juria pastaj ka një rregullore të veçantë që është miratuar dhe kjo rregullore me të cilën do të punojë.”
Brenda datës 5 Maj abetarja do të jetë gati për t’ju dorëzuar shtypit. Ndërkohë që materialet e dorëzuara ministrisë, mbahen të mbyllura në dosje në mënyrë që të shmnagen abuzimet./tvklan.al