Vogëlushi i diagnostikuar me kancer braktiset nga nëna
Në këtë shihet një djalë i vogël i cili është diagnostikuar me kancer dhe më pas braktisur nga nëna e tij.
Hu Haoyang u braktis nga nëna e tij në nëntor 2016 ndërkohë që ajo me vete mori edhe 22,500 paund që supozohej të përdoreshin për trajtimin e tij. Ai u diagnostikua gjashtë muaj më parë me hepatoblastoma, një kancer i rrallë i mëlçisë që ndodh te disa foshnje ose fëmijë të vegjël. Ai kishte marrë disa trajtime kimioterapie, por më kanceri i tij u rikthye dhe tani ka nevojë për një transplant. Haoyang është tani në Spitalin e Fëmijëve Bayi në Pekin të Kinës, ku po merr kujdes edhe nga gjyshja e tij. Babai i fëmijës, arriti të marrë mbrapsht paratë nga gruaja, në mënyrë që të shkonin për trajtimin e djalit të tyre, por vetëm pasi atë e kërcënuan se do ndërhynte policia. Ajo përfundimisht i ktheu paratë për trajtimin e tij, por është vetëm një pjesë e kostos së trajtimit. Ata kanë huazuar 113,000 paund nga bankat duke qenë se babai i tij duke punuar si fermer nuk i mbulon dot kostot e trajtimit./tvklan.al