Vogëlushi i lindur me trurin jashtë kafkës sfidon vdekjen
Ishte në javën e 22 të shtatzënisë, kur Sierra Yoder dhe bashkëshortit të saj Dustin iu thanë se fëmija i tyre kishte një defekt të rrallë në pjesën e kokës. Ata morrën lajmin e keq se fëmija nuk do të mbijetonte.
Atyre iu dha 24 orë kohë që të mendonin nëse donin të abortonin. Sëmundja e fëmijës quhej encephalocele, që do të thotë se truri i tij ishte zhvilluar jashtë kafkës. Megjithatë, prindërit vendosën që t’i japin fëmijës çdo mundësi që ai të jetonte dhe vendosën të mos e ndërprisnin shtatzëninë. Në mbrëmjen e asaj dite, Sierra ndjeu goditjen e fëmijës në bark dhe pas kësaj mendoi se kishte marrë vendimin e duhur. Ajo tha: “Kur ne dëgjuam për herë të parë fjalën encephalocele, nuk ia kishim idenë se çfarë ishte. Ne thjeshtë dinim që ishte diçka që kishte të bënte me vdekjen e tij. Me atë që na thanë, ishte e pamundur që ai të mbijetonte
”. I lindur më 1 nëntor 2015, prindërit e quajtën atë Bentley. Në më të shumtën e rasteve, truri i fëmijëve formohet jashtë kafkës dhe ai ka një gungë në maj të kokës. Për pasojë, mjekët i thanë se nuk do jetonte shumë gjatë. Pas ardhjes në jetë, fëmija bëri një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët përdorën një printer 3D për të rregulluar kafkën e tij. Deri më tani, foshnja ka pasur progresin që prindërit nuk e prisnin./tvklan.al