Vogëlushi pickohet nga gjarpri
Një vogëlush është pickuar nga gjarpri, por fatmirësisht ai ka mundur të shpëtojë.
Nëna e tij, Rutland ka qenë në kopsht së bashku me djalin e vogël, i cili ka qenë duke luajtur me motrën dhe në një moment ajo ka parë se një piton kishte mbështjellë dajlin e saj, 2-vjeçar.
Rutland thirri menjëherë babain e saj, Ron, i cili ishte brenda banesës në Queensland, Australi.
“Pamë një piton 4 metra të gjatë rreth djalin tim, u tmerrova”,
është shprehur nëna e 2-vjeçarit.
Naish u pickua tre herë në krahun e djathtë dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
“Bërtita me të madhe që të vinte babai im. Ai kishte marrë një thikë dhe qëlloi disa herë mbi gjarprin”,
ka thënë Rutland./tvklan.al