Vogëlushi që ka lindur me organet jashtë trupit


Vogëlushi që ka lindur me organet jashtë trupit

22:48 13/07/2016

Ethan Suglo nga Gana, vuan nga një sëmundje e quajtur Exomphalos, që do të thotë se organet e tij janë jashtë barkut.

3 – vjeçari pritet që t’i nënshtrohet një operacioni që do t’i shpëtojë jetën falë një mjeku nga Anglia.

Verën e shkuar, mjeku David Williams ishte në Ganë, ku u takua me babain e të voglit. Ai e ekzaminoi Ethan dhe brenda vitit, sëbashku me bashkëshorten e tij, mjeku britanik ndihmoi në mbledhjen e rreth 51 mijë paundëve, në mënyrë që 3 - vjeçari t'i nënshtrohej operacionit në Britani.

ethan

Williams thotë se pas ndërhyrjes, Ethan do të ketë mundësinë të bëjë një jetë normale. Deri më sot ai mbahej gjithnjë nën kujdesin e prindërve dhe nuk dilte nga shtëpia./tvklan.al





Të ngjashme