Volejbolli pret përgjigje për rinisjen
Pëllumbi: Nëse nuk do të ketë reagim do ta mbyllim
Federata e Volejbollit kërkon të mbyllë në parket sezonin, por për këtë koha është e pakët. Drejtuesit kërkojnë që të ketë një përgjigje nga autoritetet shëndetësore, nëse do të ketë leje për zhvillimin e aktiviteteve në kushtet e Covid-19.
“Nëse Ministria nuk do të na japë leje ose do të na lerë stand by, atëherë do të marrim një vendim për ta mbyllur kampionatin, pasi koha nuk premton”, thotë Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Data e fundit që do të pritet një përgjigje është 23 Qershori. Klubet e volejbollit vendosën në asamblenë e mbajtur të premten që të bëjnë edhe ndryshime në mënyrën e zhvillimit të kampionateve prej sezonit 2021-2022, duke krijuar Superligën.
Qëllimi është shtimi i të ardhurave duke afruar sponsorë dhe rritur shikueshmërinë.
Tv Klan