Volejbolli studion atlernativat për sezonin
Nëse nuk rinis nuk do të ketë ekipe kampione
Volejbolli është ndalur në Shqipëri ashtu si të gjithë sportet kur qeveria mori vendimin për shkak të Covid-19.
Kjo federatë gjithsesi po mendon se si të përfundojë sezonin në pritje të lejes për të rinisur. Sekretari i Përgjithshëm,
Albens Vokopola, sqaroi si do të veprohet nëse rast se do të merret miratimi dhe vendosja e protokolleve mjekësore.
“Do të luhet me 4 skuadra, një fazë Play-Off dhe mënyra do të përcaktohet me zhvillimin e situatave”.
Nëse sezoni i ndërprerë më 8 Mars nuk rinis, nuk do të ketë skuadra kampione.
“Do të merret parasysh renditja aktuale për kupat e Europës, por nuk do të ketë ekip kampion”.
Federata Shqiptare e Volejbollit është në pritje dhe të vendimeve të Federatës Europiane për datën kur duhet dorëzuar renditja e ekipeve.
Tv Klan