Volejbolli vendos datën për startin
Federata pret përgjigje nga autoritetet
Komuniteti i volejbollit vendosi fundin e tetorit si startin e sezonit të ri. Megjithatë nisja e kampionatit varet nga leja që duhet të japin autoritet. Sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi koha është shkurtuar për të qenë një sezon normal.
“Të fillojë javën e fundit të Tetorit. Ne jemi të gatshëm dhe kemi bërë gati skenarët e mundshëm, pasi kampionati duhet të mbarojë më 15 Prill sipas asaj që kërkon federata botërore. Duhet të kishim filluar që në Shtator që të ishim komodë”, tha ai.
Sezoni i kaluar nuk arriti të mbyllej në parket për shkak të pandemisë së Covid-19. Aktiviteteve kombëtare i shtohen edhe Superkupa Mbarëkombëtare me Kosovën dhe turnetë për ekipet përfaqësues.
Tv Klan