Von der Leyen: Jemi të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës


Von der Leyen: Jemi të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

17:09 29/09/2021

Kurti: Ne pranuam propozimin e komandatit të KFOR

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka shfaqur shqetësimin për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin Albin Kurti ajo ka thënë se zgjidhja e vetme është dialogu mes të dyja palëve.

“Jam thellësisht e bindur që duhet të ç’tensionohet situata e të vazhdohet me dialog konstruktiv. Dua të shoh progres në Kosovë prandaj dua ndryshime në këtë situatë”.

Kryeministri Albin Kurti tha të ketë njoftuar Presidenten e Komisionit Evropian për forcat që ka grumbulluar Serbia në kufirin me Kosovën.

Ai ka kritikuar Serbinë për refuzimin që i ka bërë KFOR-it për ç’tensionimin e situatës në veri.

Ndërkohë në Bruksel kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviç kanë takuar  zv.Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë Gabriel Escobar.

Ai tha se përkrah përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje për ç’tensionomin e situatës në veri ndërsa ka kërkuar zgjidhje urgjente për çështjen e targave.

Tv Klan






Të ngjashme