Votë “e ndarë” në zgjedhjet izraelite
Izraeli doli i ndarë më dysh nga zgjedhjet e përgjithshme të kësaj të marte. Rezultatet paraprake tregojnë se asnjë prej kandidatëve për kryeministër nuk ka arritur të fitojë shumicën e votave.
Kandidati opozitar i qendrës së majtë, ish-gjenerali Beni Gantz arriti të sigurojë një epërsi të lehtë ndaj kryeministrit aktual Benjamin Netanjahu. Sipas Exit-polleve, Aleanca “Blu e Bardhë” e Gantz mori 37 vende në parlamentin Izraelit, kundrejt 36 të partisë së Netanjahut, Likud.
Megjithatë analistët politikë në Izrael pohojnë se mundësinë më të madhe për të marrë pushtetin e ka kryeministri aktual, në sajë të koalicionit me partitë e vogla.
Nëse konfirmohet për të 5 herë, Benjamin Netanjahu do të bëhej lideri më jetëgjatë i historisë së Izraelit.
Tv Klan