Votimet në KPD-në e Partisë Socialiste ( 23 Tetor 1999)


Votimet në KPD-në e Partisë Socialiste ( 23 Tetor 1999)

14:50 23/10/1999

Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste sot në mbledhjen e tij të parë ka zgjedhur sekretarët dhe kryesinë e re të kësaj partie. Me 63 vota Namik Dokle është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm duke lënë prapa me 47 vota Arben Malajn. Rikthehet Sekretar Organizativ Petro Koçi me 60 vota përballë 53 votave të Islamit.

Është rizgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Arta Dade me 63 vota ndërsa rivali i saj Ben Blushi ka marrë 47 vota. Me një votë më shumë i ka zënë vendin Ilir Zelës, Luan Rama si Sekretar i Marrëdhënieve Publike. 58 vota për Ramën ndaj 57 votave për Zelën. Është suprimuar posti i sekretarit koordinativ duke ia lënë rolin e koordinatorit me Qeverinë, Kryesocialistit Fatos Nano./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme