Votimi për heqjen e dënimit me vdekje – (13 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
13 Korriku, dita kur 5 vjet më parë Shqipëria u pranua me të drejta të plota në Këshillin e Europës, ka përkuar sot me ratifikimin nga parlamenti të protokollit numër 6, për heqjen përfundimtare të dënimit me vdekje. Për zëvendësimin e këtij dënimi me dënimin me burgim të përjetshëm, ka vendosur disa muaj më parë edhe Gjykata Kushtetuese.
Gjatë votimit në parlament për ratifikimin e konventës dhe protokollit numër 6, të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, që kanë të bëjnë me heqjen e dënimit me vdekje, kanë votuar pro 88 deputetë, përfaqësues të opozitës dhe pozitës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame