“Votoni për Rremën” spektakli në nder të 50-vjetorit të humoristit Muharrem Hoxha (9 Nëntor 2000)
Në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës u organizua spektakli “Votoni për Rremën” me rastin e 50-vjetorit të lindjes së aktorit durrsak Muharrem Hoxha. Recitali u ideua nga regjisori Haxhi Rama. Në këtë recital u dhanë një sërë skicash humoristike të cilat preknin problemet e kohës.
Aktori Muharrem Hoxha në këtë recital u shoqërua nga dy artistet e mirënjohura si Zamira Kita dhe Rolanda Kasa. Shfaqja u pasurua dhe nga momente muzikore./tvklan.al