Vranë çiftin e ri, 10 të arrestuar


Vranë çiftin e ri, 10 të arrestuar

22:20 28/11/2017

10 persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vrarë një çift të ri, i cili u martua me dashuri.

Ngjarja e rëndë, sipas britanikes "The Independent", ndodhi në qytetin e Karachi të Pakistanit.

Oficeri i policisë, Qasim Hameed tha të hënën se Abdul Hadi, 24 - vjeç dhe Hasina Bibi, 19 - vjeçe, u vranë nga të afërmit javën e shkuar, sepse ishin martuar pa lejen e të parëve të fisit, në fillim të muajit.

Qasim tha se babai i Hadit dhe 9 familjarë të tjerë u arrestuan pasi trupat e çiftit u gjetën në një varrezë të zonës të dielën.

Zyrtari i policisë sqaroi se të arrestuarit pranuan se i kishin vrarë të rinjte me thika, nën urdhrat e "Jirga", këshillit tribal, për çnderim të kulturës Pashtun.

Rreth 1 mijë gra vriten nga të afërm çdo vit në Pakistan, për shkak të të ashtu-quajturave vrasje nderi.

/tvklan.al






Të ngjashme