Vranë një person dhe plagosën katër të tjerë, policia prangos autorët (20 Shkurt 2001)
Në datën 19 shkurt, rreth orës 19:15 në një lokal në qytetin e Shëngjinit, është vrarë një shtetas 21 vjeç si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë. Me të marrë njoftimin, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë marrë në cilësinë e provës materiale me 15 gëzhoja automatiku. Nga pyetja e të pranishmëve në vendngjarje është mësuar se autorët e krimit ishin larguar në drejtim të malit të Shëngjinit.
Policia ka bërë menjëherë studimin e zonës ku ishin drejtuar autorët e krimit duke përcaktuar dhe rrugët e mundshme të lëvizjes së tyre. Rreth orës 21:53, forcat e policisë të vendosura tek ish kampi Malecaj, përballë Torovicës kanë njoftuar se kanë kapur autorët e krimit. Në momentin e ndalimit ata kishin me vete dy automatikë,një pistoletë dhe dy granata./tvklan.al