
Vranë të riun shqiptar me 4 goditje thike, 7 në pranga
Shtatë persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit shqiptar, Albert Dreni.
Ngjarja ka ndodhur në 3 korrik të këtij viti, në një lokal në Milano. Ai u bë pre e dhunës së një bande latine, të njohur si “Mara Salvatrucha”.
Banda latine sulmoi një grup të rinjsh, që i cilësonte si rivalë. I riu Albert Dreni fillimisht u plagos me katër goditje thike afër zemrës, ndërsa u fut për të mbrojtur shokun e tij.
Pas një kohe të gjatë në gjendje kome i riu shqiptar ndërroi jetë. 18-vjeçari, me origjinë nga Durrësi jetonte në Itali me të motrën dhe xhaxhin. Të gjithë të arrestuarit janë pjesë e bandës “Mara Salvatrucha”.
/tvklan.al