Vrasësi i 12-vjeçarit, i shtruar në spital vetëm njëherë
Jorgos Zani, autori i vrasjes së të miturit 12-vjeçar, në Palasë, rezulton të ketë qenë i shtruar vetëm njëherë në spitalin psikiatrik të Vlorës.
Detajet dhe faktet e reja, i bën me dije për mediat, Drejtori i këtij spitali, Kujtim Llapi .
Llapi vë në dispozicion dhe një dokument të firmosur nga infermieri i zonës dhe inspektori i policisë së zonës Palasë, që Jorgo Zani sipas tyre, nuk ka bërë asnjë vepër penale në Himarë.
Burime nga policia, kanë konfirmuar se Jorgo Zani, i cili ndodhet në dhomat e shoqërimit në komisariatin e Vlorës, ende nuk ka dhënë ndonjë dëshmi.
30 – vjeçari të premten pritet të dalë para gjykatës, për vlerësim të masës së sigurisë.
Tv Klan