“Vrasësi i padukshëm”, përgjegjës për tragjeditë ajrore?
Grimcat mikroskopike prej akulli, që nuk mund të kapen nga sensorët, mund të jenë shkaktare të aksidenteve ajrore, që i kanë marrë jetën me qindra personave.
Këto grimca mund të jenë përgjëgjëse për sabotimin e avionëve që fluturojnë mbi 10 mijë kilometra lartësi, ku në të shkuarën besohej se dhe formoheshin. Të dhënat janë publikuar në një raport të “New Scientist”,
që i lidh pikërisht këto grimca me rrëzimin e avionit Air France, fluturimi 477, në vitin 2009. Avioni udhëtonte nga Rio De Janeiro për në Paris kur u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e 228 personave që ndodheshin në bord. U deshën 2 vjet për të gjetur pjesët e tij, të shpërndara në Oqeanin Atlantik. Gjatë hetimeve u identifikuan disa arsye që çuan në rrëzimin e avionit, përfshirë një gabim të pilotit dhe një defekt në sistem. Por një bllokim për shkak të akullit, në një prej sensorëve të avionit që mat shpejtësinë e ajrit, duket se po i jep një tjetër drejtim kësaj çështje. Siç shkruan“The Sun
”, dyshohet se ky bllokim bëri konfuz pilotin, i cili bëri një lëvizje të gabuar që çoi në rrëzimin e mjetit. Grimcat e akullit, të mbiquajtura “vrasësi i padukshëm”, nuk mund të shihen nga pilotët apo të kapen nga radarët dhe aktualisht nuk ka sensor apo diçka tjetër që mund t’i detektojë. NASA i bën përgjegjëse këto grimca, për mbi 200 incidente që lidhen me humbjen e enegjisë, përgjatë 20 viteve të fundit. Retë me kristale akulli besohet se formohen në thellësitë e stuhive konvektive. Studia thith ajrin e grohtë, që më pas ngrin në bulëza të vogla, të cilat formojnë më pas retë./tvklan.al