“Vrasësi ia mori kokën në Shqipëri”


“Vrasësi ia mori kokën në Shqipëri”

11:06 18/05/2016

Zhvillime të reja kanë ndodhur sa i përket vrasjes së shqiptarit Bledar Terpollari në Greqi. Policia greke ka ndaluar një person, si të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit në Igumenicë të Greqisë më 9 maj të këtij viti.

“Koka e Bledar Terpollarit është marrë me vete në Shqipëri nga vrasësi i tij”. Rrëfimin tronditës e bëri bariu shqiptar, i cili ndodhet në listën e 3 të dyshuarve. Bariu e ka përjashtuar veten nga pjesëmarrja në krim, por pranoi të tregonte emrat e vrasësve.

I riu shqiptar u qëllua me çifte fillimisht kur po flinte dhe vrasësit ia hoqën kokën. Për shumë kohë policia greke e kërkoi kokën e Terpollarit në zonat përreth, por pa sukses.

Sipas tij (bariut), vrasja është kryer nga dy shqiptarët, por ai vetë nuk ka marrë pjesë në krim. Megjithatë, policia greke e ka ndaluar shqiptarin, si të dyshuarin e tretë për këtë vrasje dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët.  Prishja e pazareve të drogës ose dënimi me Kanun janë dy pistat ku po heton policia greke rreth gjetjes së 26-vjeçarit shqiptar pa kokë në një stan pranë kufirit.

Mediat greke flasin se i riu shqiptar ka një të kaluar kriminale, madje ai është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar burgut.  Ai kishte dy muaj që jetonte në këtë zonë, ndërsa edhe në të kaluarën kishte punuar në Greqi.

/tvklan.al

 






Të ngjashme