Vrasësi tërhiqet zvarrë në sallën e gjyqit
Jason Dalton, i akuzuar për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Michigan, gjatë seancës gjyqësore është tërhequr zvarrë.
Kjo ka ndodhur për shkak se ai ndërpriste vazhdimisht rrëfimin e dëshmitares që i kishte mbijetuar sulmit të tij me 20 Shkurt të këtij viti. Tiana Carruethers ka dëshmuar në gjykatë si kishte arritur t’i mbronte fëmijët e saj duke u kërkuar të largoheshin shpejt në momentin kur i Dalton kishte nisur të qëllonte. Teksa gruaja qante gjatë dëshmisë së saj, i akuzuari bërtiste duke e ndërprerë atë. Më pas ai është tërhequr zvarrë nga salla e gjyqit për shkak të sjelljes së tij duke e nxjerrë me forcë jashtë./tvklan.al