Vrasësja e detit
Detet në Perendim të Italisë janë me ndotje alarmante
Në shtratin e detit Tirren është matur koncentrimi më i lartë i mikroplastikave në nivel botëror. Shifrat flasin për 1.9 mln fragmente për metër katrorë në zonën detare, në brigjet e Italisë Perëndimore, përfshirë këtu Toscanën, Lazion e ishujt e Sardenjës dhe Corsicës.
Statistikat janë bërë publike në një studim të universiteteve të Manchester, Durham dhe Brehmen, përfshirë institutet oqeanografike britanike e franceze dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare Science.
Kryesisht mikroplastikat e gjetura në këto ujëra janë fibra tekstile që nuk filtrohen mirë në impiantet e trajtimit të ujërave. Analizat e kampioneve tregojnë që nuk janë të shpërndara në mënyrë uniformë nëpër shtratin e detit Tirren, por depozitohen në zona të veçanta dhe motori i spostimit të tyre janë rrymat detare.
Rezulton se përqendrimi i tyre është më i lartë aty ku edhe biodiversiteti është më i pasur. Ky fenomen rrezikon të shndërrohet në rrezik të shtuar për ekosistemin, pasi ato gëlltiten nga banorët e thellësive.
Ky është i pari studim që evidenton qartë lidhjen direkte mes rrymave dhe përqendrimit të mikroplastikave.
Klan Plus