Vrasja e adoleshentit, frikë nga hakmarrja


Vrasja e adoleshentit, frikë nga hakmarrja

17:48 03/03/2018

Një patrulle policie është vendosur në hyrje të rrugicës që të çon në shtëpinë e 17-vjeçarit, Devi Lala në Spitallë. Të premten, ai vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Anxhelos Gjokazaj pas një sherri mes tyre.

Autoritetet i druhen përshkallëzimit të konfliktit mes dy familjeve. Të afërm të autorit kanë kërkuar të bëjnë ngushëllime, por nuk janë pranuar.

I shokuar, xhaxhai i adoleshentit të vrarë thotë se nipi sapo kishte dalë nga shkolla kur u sulmua. 17-vjeçari i arrestuar për krimin ka shprehur pendesë për ngjarjen, duke pohuar se nuk kishte për qëllim ta vriste bashkëmoshatarin e tij.

Gjokazaj ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, pas plagëve të marra në shpinë dhe në bark.

Tv Klan






Të ngjashme