Vrasja e avokatit grek, arrestohet shqiptari


Vrasja e avokatit grek, arrestohet shqiptari

19:31 31/10/2017

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 32 – vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropoulos, i ekzekutuar në mes të Athinës më 12 Tetor.

Sipas mediave greke, policia bastisi në shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen Kallitha, ku u gjetën armë zjarri.

32 – vjeçari ishte përpjekur të arratisej në Itali e Shqipëri, por nuk ia doli dhe u arrestua në Patra.

Policia greke është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të shqiptarit, të cilët dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Zafeiropoulos.

Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se është një emër i njohur për autoritetet helene.

Mixalis Zafeiropoulos u vra në firmën e tij ligjore më 12 Tetor.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autorët kanë dashur ta trembin avokatin dhe t’i përcillnin atij një mesazh, por debati ka degraduar duke e qëlluar atë për vdekje.

Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit e avokatit. Policia dyshon se ata mund të kenë patur rolin e ndërmjetësve mes porositësit dhe vrasësve. 

/tvklan.al






Të ngjashme