Vrasja e Cukut, policia jep detaje


Vrasja e Cukut, policia jep detaje

22:04 08/04/2017

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj nga vendi i ngjarjes nuk e përjashtoi mundësinë se vrasja ish – Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Megjithatë Hodaj tha se është ende herët dhe se do të hetohen të gjitha pistat e mundshme mbi këtë ngjarje të rëndë.

“Në lidhje me ngjarjen në sallën operative rreth orës 20:00 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri. Kanë shkuar menjëherë shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar vrasjen e ish-punonjësit të Policisë Artan Cuku rreth 40 vjeç. Te shtënat kanë qenë fatale për jetën, nuk ka pasur mundësi për transport në spital. Jemi në fazat e para të hetimit, nuk mund të shprehem lidhur me mekanizmin dhe autorët, por angazhimi ynë është maksimal për ta zbardhur këtë ngjarje “

Hodaj deklaroi se ka të dhëna mbi autorët e mundshëm, ndërsa theksoi se është ngritur një grup hetimor nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe ajo e Tiranës, me ekspertët më të mirë./tvklan.al






Të ngjashme