Vrasja e dy kushërinjve Lleshi në Itali, familjarët: Gjithçka ia lemë drejtësisë
Një ditë pas lajmit të publikuar në “Corriera Della Sera”, se të afërmit e dy kushërinjve Lleshaj do të bënin vetëgjyqësi për vrasjen e të afërmve të tyre, kanë reagur edhe famijarët e Alban dhe Agron Lleshaj. Ata thonë se do ia lënë drejtësisë të vendosë për autorët e vrasjes.
Familjarët e dy të rinjve të ekzekutuar para disa ditësh në Itali thonë se dy të rinjtë nuk kanë pasur konflikte.
E ndërsa familja Lleshaj ka hapur dyert e mortit, trupat e pajetë e dy kushërinjve ende nuk kanë mbërritur në Shqipëri.
Në Itali, ata njiheshin si persona me precedentë penalë për trafikim droge. Hetuesit janë duke u marrë me tabulatet telefonike të dy viktimave dhe pista kryesore e hetimit është ajo e një konflikti për prishje të pazareve të drogës.
Tv Klan