Vrasja e elektriçistit, Vasili: Krim i shëmtuar që meriton dënimin më të rreptë
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka shprehur ngushëllimet familjes së Zamir Velajt, elektriçistit që humbi jetën në krye të detyrës, mbrëmjen e së enjtes në fshatin Oblik të Shkodrës.
Duke e cilësuar një krim të shëmtuar që meriton një dënim të rreptë, Vasili i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi.
“Dua t’i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. Ky është një krim i shëmtuar që meriton dënimin më të rreptë. Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. Shprehim mbështetjen e plotë për çdo punonjës të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”,
thekson Vasili./tvklan.al