Vrasja e gruas në Fier, zbardhet urdhri i mbrojtjes
Ferdinat Ruko pritet të dalë të martën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë për vrasjen e bashkëshortes se tij.
Ai e hodhi Liljana Rukon nga kati i katërt i pallatit ku jetonin. Çifti kishte patur grindje të vazhdueshme. 52-vjeçari e kishte dhunuar atë për herë të fundit në datën 4 nëntor.
Për këtë arsye viktima Liljana atë ditë ka bërë denoncim në komisariatin policisë dhe në datën 9 të muajit të kaluar gjykata e Fierit ka vendosur urdher-mbrojtje të menjëhershëm për 43-vjeçaren.
Në vendimin e gjykatësit Ergys Selmani jane 11 pika të cilat autori i krimit makabër duhet t’i respektonte.
Por pavarësisht urdhrit te mbrojtjes dhe vendimit qe burri te mos i afrohej gruas me shume se 2 metër, dy bashkëshortet jetonin ne nje shtëpi.
Gjithashtu, sipas këtij vendimi ai është i detyruar të paguajë çdo muaj kontribute ushqimore për dy fëmijët në vlerën e 28 mijë lekëve të reja.
Ferdinat Ruko ka pohuar se e kishte vrare gruan për faktin se ajo e kishte kallëzuar ne polici për dhunën./Tv Klan