Vrasja e gruas, procedim penal për gjyqtarin
Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në drejtojnë e policisë Fier ka nisur procedim penal, për “Shpërdorim detyre”ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës se Parë në Fier, Ergys Selmani.
Ky procedim penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se në shkelje të ligjit ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e Liljana Ruko, institucioneve përgjegjëse. Gjithashtu procedim penal për “Shpërdorim detyre” ka nisur edhe ndaj kryetares së zyrës përmbarimore në Fier , 36-vjeçares L.SH.
Nga veprimet e para hetimor rezultoi, se ajo ka shkelur ligjin duke mos kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të urdhrit të mbrojtjes.
Ferdinat Ruko hodhi dy ditë më parë bashkëshorten Liljana Ruko, nga kati i katërt i pallatit ku jetonin. Çifti kishte patur grindje të vazhdueshme. 52-vjeçari e kishte dhunuar atë për herë të fundit në datën 4 nëntor.
Për këtë arsye viktima Liljana atë ditë ka bërë denoncim në komisariatin policisë dhe në datën 9 të muajit të kaluar gjykata e Fierit ka vendosur urdhër-mbrojtje të menjëhershëm për 43-vjeçaren. Në vendimin e gjykatësit Ergys Selmani janë 11 pika të cilat autori i krimit makabër duhet t’i respektonte.
Por pavarësisht urdhrit të mbrojtjes dhe vendimit që burri të mos i afrohej gruas më shumë se 2 metër, dy bashkëshortet jetonin në një shtëpi.
Gjithashtu, sipas këtij vendimi ai është i detyruar të paguajë çdo muaj kontribute ushqimore për dy fëmijët në vlerën e 28 mijë lekëve të reja. Ferdinat Ruko ka pohuar se e kishte vrare gruan për faktin se ajo e kishte kallëzuar në polici për dhunën./ tvklan.al