Vrasja e Hamit Dokut në Tiranë – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dje pikërisht në këtë vend u vra 55 vjeçari Hamid Doku. Ai është banor i lagjes Bregu i Lumit, në afërsi të Institutit Bujqësor prej 35 vjetësh. Vdekja në këtë familje u rikthye dy herë brenda këtij viti. Pas vrasjes së djalit të vetëm të Hamidit, vitin e kaluar, tani mbeten jetime edhe tre vajzat e kësaj shtëpie.
Dje si gjithmonë Hamidi është nisur për në punë, por pak para se të arrinte në fabrikën e mermerit, i është bllokuar rruga nga një makinë dhe është qëlluar mbi të 5 herë. Sipas policisë së komisariatit nr.3 të Tiranës, mendohet që kjo vrasje të jetë bërë për motive gjakmarrje. Midis kësaj familje dhe familjes Cuka, banues po në këtë zonë, prej vitesh thuhet se ekziston hasmëria, ndërkohë që familjarët e të ndjerit nuk japin asnjë ide lidhur me autorët e kësaj vrasje.
Ndërkohë forcat e komisariatit nr.3 janë në përpjekje për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje./tvklan.al