Vrasja e Ivanoviç/ Ambasadori amerikan: Të shmanget retorika e rrezikshme


Vrasja e Ivanoviç/ Ambasadori amerikan: Të shmanget retorika e rrezikshme

12:59 16/01/2018

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka dënuar vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë Oliver Ivanoviç. Në një deklaratë të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thuhet se policia duhet të punojë shpejt dhe me profesionalizëm për të zbardhur këtë atentat.

Nga ana tjetër, ambasadori Delawie i bën thirrje palës kosovare dhe asaj serbe që të mos përdorim retorikë që mund të çojë drejt përshkallëzimit të situatës.

“Dënoj fort vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. I bëj thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë së Kosovës, veçanërisht policisë, prokurorisë dhe gjykatës, që të hetojnë sa më shpejt dhe profesionalisht këtë incident. Nxisim palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të angazhohen përsëri për të vazhduar punën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”

, thuhet në deklaratë.

 Lideri i serbëve në Mitrovicë u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm përpara zyrës së partisë, ndërsa Serbia pezulloi bisedimet me Kosovën në Bruksel.

/tvklan.al






Të ngjashme