Kim: Hetim transparent dhe të plotë të incidentit
“Kush ka qenë apo kërkon të jetë në pushtet, të refuzojë dhunën”
Protestat e dhunshme të tre ditëve të fundit kanë aktivizuar selitë diplomatike të cilat të shqetësuara për situatën kanë bërë deklarata dhe kane zhvilluar komunikime me krerët e institucioneve dhe partive politike.
Amabasdorja amerikane pohon se ka biseduar me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e LSI, si mbi të drejtat e qytetarëve për të protestuar ashtu dhe përgjegjësitë e udhëheqësve në këtë situatë si ata në pushtet ashtu dhe ata që duan të marrin pushtetin në 25 Prill.
“Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme”.
Ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.
Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca thotë se dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.
Prezenca e OSBE gjithashtu përmes një deklarate shpreh keqardhjen e saj për vdekjen e të riut Klodian Rasha dhe shprehet besimplotë se ky rast do të hetohet si duhet, ndaj bën thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë.
Një qëndrim kundër dhunës ka mbajtur edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Piter Cingraf.
Tv Klan