Vrasja e Ndokës, reagon deputeti socialist


Vrasja e Ndokës, reagon deputeti socialist

13:55 09/12/2017

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Aleksandër Ndokës, i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të shtunë pranë shtëpisë së tij në Lezhë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu i shpreh ngushëllime familjes së 48-vjeçarit, baba i 4 fëmijëve.

[caption id="attachment_339654" align="alignleft" width="166"]

Pjerin Ndreu

[/caption]

"Për Sandër Ndokën, për vdekjen e tij të parakohshme! Ngushëllime familjes! U prehfsh në paqe miku im!",

shkruajti deputeti Ndreu.

 

Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë rreth orës 4 e gjysmë të mëngjesit. Ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Lezhës dhe vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Motivi dhe autorët e ekzekutimit të tij nuk dihen ende.

/tvklan.al






Të ngjashme