Vrasja e parë në Amerikë me robot


Vrasja e parë në Amerikë me robot

18:39 09/07/2016

Policia amerikane përdori një robot për të vrarë 25 – vjeçarin Micah Johnson, autorin e sulmit me armë të së premtes në Dallas të Teksasit, ku humbën jetë 5 oficerë policie dhe u plagosën 7 të tjerë, përfshirë me dy civilë.

Roboti, që përdoret nga Ushtria Amerikane për situata tepër të rrezikshme, siç mund të jetë çaktivizimi i një bombe, këtë herë iu dha një mision krejt i ri. Atij iu vendos një pajisje me eksploziv, duke e bërë kështu të parin robot që përdoret për të ekzekutuar një person.

Siç shkruan portali

“Gizmodo”

, nuk dihet lloji i robotit të përdorur në rastin konkret, pasi Departamenti i Policisë në Dallas nuk jep informacione, por ekspertë të ndryshëm mbi teknologjinë dyshojnë se bëhet fjalë për një prototip të njohur si Marcbot – IV, i cili përdorur nga trupat amerikane në Irak.

Këto robotë përdoren nga Ushtria Amerikane dhe për shkak të një programi të Pentagonit, të njohur si 1033, është e pamundur që policia t’i përdorë në aksione.

Marcbot është relativisht i thjeshtë dhe i lirë (rreth 8 mijë dollarë).

Në videon më poshtë shfaqet një shembull i robotëve që përdoren nga Ushtria Amerikane nëpër misione të ndryshme./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/GHP4QMvSQOc






Të ngjashme