Vrasja e policit në Lezhë, Fevziu: 21-vjeçari duhet të ishte në bankat e shkollës, frika nga ligji nuk ekziston
Drejtuesi i emisionit, Opinion, Blendi Fevziu, në hyrje të emisionit të sotëm ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një polic në Lezhës.
Fevziu u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë, por është akoma më kriminale pasi polici u vra nga dora e një 21-vjeçari që duhet të ishte në bankat e shkollës.
“Saimir Hoxha oficer policie ka humbur jetën. Oficeri i policisë është qëlluar nga 21-vjeçari, Aldi Rama. Ai ka qëlluar në momentin e ka ndaluar, në patrullim ose në kërkim të një parcele me me kanabis, ka qëlluar efektivin e policisë duke i marrë atij jetën në vend. Është i pari efektiv që humb jetën në kohët e fundit që humb jetën në detyrë. Ndërkohë që 21-vjeçari është larguar, oficerë të tjerë nuk arritën ta ndalojnë. Është ndjekur me helikopter dhe me forca speciale, më pas ai ka qëlluar vetën dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Ngjarja është shumë e rendë. Ka humbur jetën një oficer policie nga një 21-vjeçar.
Padyshim që është një akt kriminal, por është një akt akoma më kriminal kur vjen nga një 21-vjeçar. 21-vjeçari duhet të ishte në bankat e shkollës, duhet të ishte ne auditorët e universitetit. Por ai kishte zgjedhur që të bënte të fortin me një pistoletë që pozonte në rrejtët sociale. Është një problem i vazhdueshëm, vazhdimisht kemi folur për personazhe të ngjashëm me makina të shtrenjta që harbohen në klubet e Tiranës, duke blerë me para autoritetin e shtetit. Duke marrë makina që kushtojnë 200 mijë Euro dhe pse nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre”, u shpreh ndër të tjera drejtuesi i emisionit./tvklan.al