Vrasja e shqiptarit në Greqi, Berisha: E turpshme heshtja e autoriteteve shqiptare
“Lajm horror” e ka cilësuar Ish-Kryeministri Sali Berisha vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi, Pëllumb Marnikollaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha është shprehur se ky akt i shëmtuar kriminal duhet të zbardhet sa më parë, ndërsa ka dënuar heshtjen sipas tij të turpshme, të autoriteteve shqiptare, për masakrimin barbar të të riut shqiptar.
“Një lajm horror!
“Emigrantin shqiptar Pëllumb Marinkolaj e masakrojnë shtazërisht për vdekje në komisariatin e Policisë Kato Patisia të Athinës!
Të dashur miq, një lajm horror kanë përhapur mediat online rreth vrasjes me masakrim nga policë grekë brenda në një komisariat policie në kryeqytetin helen të të riut shqiptar emigrant në Greqi, Pëllumb Marinkolaj dhe fshehjen e këtij krimi monstruoz nga autoritetet policore greke për mëse 10 ditë.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës të këtij akti barbar, i bëj thirrje autoriteteve greke të zbardhin me transparencë të plotë këtë akt të shëmtuar kriminal shtetëror dhe të vendosin para ligjit autorët dhe fshehësit e tij.
Dënoj gjithashtu heshtjen e turpshme të autoriteteve zyrtare shqiptare me masakrimin barabar të të riut shqiptar në komisariatin e policisë greke. Sb”/tvklan.al