Vrasja e studentes – (19 Shkurt 1999)


Vrasja e studentes – (19 Shkurt 1999)

23:16 19/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Masakrohet një student. Veranda e kinoklubit e “Qytetit Studenti” ka shërbuer mbrëm si vend për vrasjen dhe masakrimin e një studente 20-vjeçare. Sot në mëngjes pikërisht në këtë vend ku njollat e gjakut gjenden akoma është gjetur trupi i pa jetë i Kozeta Hysenit, student në vitin e dytë për Letërsi. Policët të cilët kanë qenë të parët që e zbuluan trupin e Kozetës thanë se ajo ishte tepër e dëmtuar.

Sipas kriminalistikës vdekja e studentes ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta, goditje që kanë dëmtuar rëndë edhe fytyrën e saj. Dy shoqet e dhomës kanë thënë sot për policinë se një djalë ka lajmëruar mbrëm rreth orës 11 Kozetën të zbriste poshtë pasi do takohej me një shok klase. Gjatë gjithë natës Kozeta nuk hyri më në dhomë.

I çuditshëm dhe mister mbetet akoma fakti që dy shoqet e Kozëtës nuk lajmëruan rojen e godinës apo postën e policisë vetëm pak metra larg për zhdukjen e saj. Trupi i masakruar i 20-vjeçares nga Erseka u gjend vetëm sot në orët e para të mëngjesit.

Mister autorët e krimit dhe shkaqet e tij. Sipas shoqeve të saj ajo nuk ka pasur lidhje më ndonjë djalë dhe shkaku i vetëm që mund të ketë çuar në vrasjen e saj është ndonjë hakmarrje me të atin e saj që punon prokuror në qytetin e Vlorës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj







Të ngjashme